Google ADS

Ky është deputeti i LDK-së që sot ka rezultuar pozitiv me COVID-19

17:44 | 13 Korrik 2020
L G

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Frashër Demaj ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në  Facebook.

Demaj ka thënë se nga e premtja është në vetizolim dhe se po ndjek rekomandimet e mjekëve.

“Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokë-dhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv. Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve”, ka shkruar Demaj./arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme