Sistemet e klimatizimit që e ri-qarkullojnë të njëjtin ajër në dhomë, ose duhet të ndalen, ose të përdoren me dritare të hapura, për ta parandaluar bartjen në ajër të koronavirusit, sipas ekspertëve.
Hulumtuesit britanikë kanë thënë se ata që përdorin klimatizim që e ri-qarkullon të njëjtin ajër, janë në rrezik më të madh të infektimit, po qe se ndonjë i infektuar ndodhet në të njëjtën hapësirë.
Sipas gazetës britanike, “Telegraph”, janë dy lloje të klimatizimit – ato që e marrin ajrin nga jashtë dhe e nxjerrin sërish, si dhe ato që riqarkullojnë të njëjtin ajër.
Dr. Shaun Fitzgerald, studiues në Akademinë Mbretërore të Inxhinierisë, ka thënë se hapja e një dritareje është mënyra më e mirë e shmangies së rrezikut./koha.net/
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...