Google ADS

Sot vetëm një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë

23:48 | 12 Korrik 2020
Arbresh.info

216 raste të reja janë shënuar sonte me coronavirus në vendin tonë, kurse 40 persona janë shëruar.

IKSHP në njoftimin e saj bën të ditur se numri i personave të vdekur është 102 që i bie se ka vdekur edhe një person nga Covid-19, pasi në njoftimin e mbrëmshëm ishin 101 persona që kanë humbur jetën nga virusi.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Në njoftim bëhet e ditur se  janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme