Liverpool është i gatshëm të shesë mbrojtësin Dejan Lovren, gjatë verës, derisa Zenit St Petersburg është një ndër klubet e interesuara për kroatin.
Lovren është me “Reds” që nga viti 2014, por dëshiron largimin me dëshirën që të luaj rregullisht, transmeton portali arbresh.info.
31-vjeçari është pas Joe Gomez dhe Joel Matic, derisa këtë sezon ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat.
Sipas Goal, Liverpool është i hapur ta shesë Lovren, por kërkon se paku 10 milionë euro, pavarësisht që kontrata e lojtarit skadon në qershorin e vitit 2021.
Roma është një ndër klubet e interesuar, të cilët provuan edhe gjatë vitit të kaluar, kurse dy skuadra të Premierë Ligës ishin të interesuara në gjashtë muajt e fundit./arbresh.info.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...