Valon Berisha është kthyer për të folur edhe një herë për duelin, Angli 5:3 Kosovë, e zhvilluar vitin e kaluar në Southempton të Anglisë.
Ishte ky dueli që Berisha shënoi dy gola në portën e anglezëve.
Madje, mesfushori kosovar kishte mundësin të kompletonte hat-trickun, por që i dha penalltinë e fituar sulmuesit Vedat Muriqi.
Pikërisht për këtë penallti, Berisha tha se i ka ngelur hatri paksa me Muriqin, por që tha se e kupton bashkëlojtarin e tij.
“Normal pak më ka mbetur hatri kur është mundësia të bësh tre gola, gjë që nuk ndodh shpesh”, tha Berisha në ‘Sport Show’.
“Ai (Muriqi) mi dhurojë dy asistime në atë ndeshje dhe e kuptoj që kur dikush ka qef me shënu gol ndaj Anglisë”.
“Gjithsesi, ne jemi shumë shok të mirë dhe harmonia në ekip është fantastike”, përfundoj Berisha, transmeton Olle.
Ky i fundit tha se ndeshja ndaj Anglisë e luajtur në udhëtim ishte nga emocionueset për të, duke shtuar se tifozët e Kosovës janë dëgjuar më shumë sesa ata vendas.
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli