Të paktën 300 vetura vjedhen në Britani çdo ditë, derisa në 0.6 për qind të rasteve shqiptohen dënime për hajdutët.
Sipas medieve britanike, policia ka bërë medije se 106.229 automjete jjanë vjedhur vitin e kaluar, një rritje prej 50 për qind në gjashtë vjet, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare.
Por Ministria e Drejtësisë tha se vetëm 666 prej shkelësve të ligjit u shpallën fajtorë, nga të cilët 243 u burgosën.
Kjo do të thotë që 99.4 për qind e hajdutëve të makinave i ikin drejtësisë
Por çfarë vënë në pah mediat britanike është fakti se shumë makina moderne nuk kanë nevojë të zhbllokohen fizikisht kur pronari dëshiron të hap derën – falë teknologjisë së re. Për të vjedhur një makinë të tillë, një hajdut qëndron përkrah saj me një transmetues ndërsa një tjetër lëviz me një përforcues të vogël rreth perimetrit të shtëpisë së pronarit, derisa të zbulojë një sinjal nga çelësi i makinës brenda.
Amplifikatori më pas ia transmeton sinjalin transmetuesit, i cili në mënyrë efektive shndërrohet në çelës.
Këtë më së miri e dëshmon pamjet e publikuara nga Daily Mail, të një vjedhjeje të natyrës së tillë.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet