Google ADS

NSA infekton kancelaren Angela Merkel

14:17 | 27 Tetor 2015
Arbresh Info

Autoritetet gjermane kanë nisur një hulumtim brenda spiunazhit nga shërbimi sekret i Shteteve të Bashkuara NSA dhe agjencisë së inteligjencës britanike GCHQ, pasi njësia drejtuese e Federatës së Kancelarisë Gjermane kishte laptopin privat të infektuar.

Bazuar në një raport të publikuar së fundmi nga ‘Der Spigel’, laptopi ishte i infektuar me ‘Regin’, një program keqdashës i posaçëm për spiunazh që ka qenë i lidhur me NSA-në dhe homologun e tij në Britani të Madhe GCHQ, transmeton arbresh.info.

Ashtu siç kishte raportuar ‘The Hacker News’ rreth një viti më parë, ‘Regin’ është njëri nga programet keqdashëse më të avancuara dhe më të sofistikuara që janë përdorur për spiunim në një gamë të gjerë, përfshirë ISP-të, kompanitë energjetike, linjat ajrore, subjektet qeveritare, institutet hulumtuese, dhe profilet e tjera të larta individuale.

‘Regin’ ofron mijëra module që janë në gjendje të shkrepin pamjen e ekranit, të kontrollojnë miun e kompjuterit të infektuar, të vjedhin fjalëkalime, monitorojnë trafikun e rrjetit dhe të kthejnë të dhënat e fshira. Një analizë e thellë teknike tregoi që ‘Regin’ është i ngjashëm me disa viruse tjera si Flame, Duqu dhe Stuxnet që SHBA-të dhe Izraeli thuhet se kanë përdorur për të sabotuar programin nuklear të Iranit.

Dokumentet e lëshuara nga ish-kontraktori i NSA-së, Edward Snowden kanë lidhur edhe më tej programin keqdashës ‘Regin’ me NSA-në.

‘Der Spigel’ raporton që ‘Regin’ është zbuluar në laptopin e infektuar të drejtueses së Njësisë Federale të Kancelarisë, zonja Angela Merkel.  Sidoqoftë, zyrtarët kanë filluar hulumtimet në zbulimin e fundit ndonëse nuk kanë arritur ende në ndonjë përfundim, por është e lehtë të supozohet se ku qëndron dyshimi i tyre./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme