Google ADS

Hoti takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi mbahet të enjten në Bruksel, në këtë proces hyjmë vetëm me njohje reciproke

18:35 | 12 Korrik 2020
L G

I pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti në konferencë për media, ku foli për masat e qeverisë në kuadër të luftës ndaj Covid-19, foli edhe për takimin e  nivelit të lartë që ndodhi  sot të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian lidhur me procesin e dialogut Kosovë Serbi,  përmes video-konferencës.

Hoti, tha se vetëm përmes dialogut Kosova dhe Serbia mund t’i zgjidhin problemet që kanë.

“Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht qëndrojmë si qeveri prapa asaj se dialogu nuk ka alternative, dhe se vetëm përmes dialogut  ne mund t’i zgjedhim çështjet që i kemi me Serbinë. Në gjitha takimet që kam pasur deri më tash  unë kam prezantuar  në emër të qeverisë në bazë të kompetencave të mija kushtetuese, platformën e shtetit të Kosovës për procesin e dialogut. Ne në këtë proces hyjmë për vetëm një qëllim, që është njohja reciproke  dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, u shpreh Hoti, raporton arbresh.info.

Ai, po ashtu bëri të ditur se është arritur pajtueshmëri që takimi i radhës të mbahet të enjten (16 korrik).

I pari i Qeverisë së Kosovës, tha se është i gatshëm të ulet në çdo tavolinë për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës.

Ai po ashtu bëri të ditur se takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë të enjten në Bruksel.

“Sot kemi arritur pajtueshmërinë në parim që të kemi takimin e radhës në Bruksel të enjten që vjen, që është takimi i parë pas 20 muajsh  prej që është ndërprerë procesi i dialogut. Është vlerësuar edhe nga ndërmjetësit e këtij procesi se takimi ka qenë konstruktiv, duke qenë se kemi  prezantuar qëndrimin tonë shtetëror  dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut, për të mbrojtur shtetësinë e Kosovë dhe për të kërkuar plotësisht normalizim të marrëdhënieve, e cili normalizim vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Takimi i sotëm virtual mes tij dhe Vuçiqit, sipas Hotit  ka ndodhur pas takimit të Samitit të Parisit.

Ai falënderoi presidentin francez Macron dhe kancelaren Merkel, për gatishmërinë e tyre që të ndërmjetësojnë që të filloj procesi i dialogut pas një periudhe të gjatë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme