Google ADS

Bebe Rexha ka vendosur të mos publikojë albumin e ri, ja pse!

17:54 | 12 Korrik 2020
Arbresh Info

Bebe Rexha ka njoftuar që ka shtyrë publikimin e albumit të saj të ri “derisa bota të jetë një vend më mirë.”

“E di që fansat e mi janë shumë të fursturuar sepse ata duan muzikë të re,” tha këngëtarja në Instagram story. “Ju premtojë që ekipi im dhe unë jemi duke punuar më shumë se asnjëherë më parë. Çdo ditë, çdo javë. Nuk jemi ndaluar. Ky është projekti më i mirë që kam bërë deri më tani dhe albumi është i preferuari im.”

“Mezi pres që ju ta dëgjoni,” shtoi ajo, para se të tregonte që albumi nuk do publikohet së shpejti. “Por ne nuk ndihemi që është koha e duhur për të publikuar një album tani. Sapo që bota të jetë një vend më i mirë ne do e publikojmë të tërin. Ne jemi duke pritur për kohën e duhur. Ju premtoj që pritja do ja vlejë.”

Ajo po ashtu konfirmoi që albumi është i përfunduar, por “që e ndjenë që koha nuk është e përshtatshme akoma”, në Twitter.

Gjersa nuk është e qartë se çfarë ndryshime duhet të ndodhin që Rexha të ndihet e gatshme për të publikuar albumin, ajo ka cekur në Twitter që duhet të jemi më pozitivë: “E di që ky vit është shumë i keq, por ne duhet të fillojmë të vendosim energji pozitive në botë. Nëse vazhdojmë të themi se 2020 është shumë e keqe,  e gjithë energjia jonë negative do ta bëjë këtë vit edhe më të keq. Le të fillojmë të themi që 2020 do bëhet më e mirë.” /Objektiv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme