I pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se tash e tutje do të ketë storie të realizuara në Klinikën Infektive, të cilat paraqesin pacientët që përballen me koronavirus, në mënyrë që sipas tij të binden qytetarët se Covid-19 nuk është problem real.
“Do të detyrohemi të tregojmë storie çdo ditë nga Klinika Infektive se si pacientët përballen me jetë me këtë sëmundje, se si stafi shëndetësor sfilitet 24 orë për të ofruar shërbime për këta njerëz, do të kërkojmë mirëkuptimin edhe të anëtarëve të familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre që të ndajmë storiet e tyre me qytetarë, që ta shohim secili në familjet tona në mbrëmje kur i shohim lajmet qendrore që ta shohim se sa serioze është situata”, u shpreh Hoti.
Sipas tij, 30 për qind e popullsisë në Kosovë nuk besojnë se Covid-19 është problem real.
“Gjatë kësaj periudhe do të kemi një strategji agresive mediale, për të vetëdijesuar secilin qytetarë, sepse në bazë të vlerësimeve, del që 30 për qind e qytetarëve nuk besojnë që Covid-19 është problem real për jetën e tyre dhe kjo nuk ka asnjë kuptim”, tha Hoti
Ai, po ashtu tha se kjo nuk është çështje e një imazhi publik, por është çështje për jetë a vdekje të familjarëve tanë. /arbresh.info
LEXO EHDE :
Hoti paralajmëron nisjen e procedurave kushtetuese për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...