Google ADS

Zidane: Jemi duke dëshmuar që jemi në top formë, synojmë La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve

17:51 | 12 Korrik 2020
Arbresh Info

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka konfirmuar që qëllimi kryesor janë trofetë si La Liga dhe Liga e Kampionëve.

“Los Blancos” janë në top formë që nga rikthimi i La Liga-s, ngase nuk kanë pësuar ndonjë humbje, kurse iu nevojiten vetëm dy fitore që të shpallen kampion, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku francez beson se janë duke dëshmuar që janë të mirë, derisa ka mendimin se Real Madrid-i është klubi më i mirë në histori.

“Nuk më shqetëson ose befason, është gjithmonë debati i njëjtë”.

“Jemi duke dëshmuar në çdo ndeshje dhe çdo stërvitje që jemi të mirë. E kemi treguar këtë gjë. Të gjithë do japin mendimin e tyre se çfarë mendojnë për Real Madrid-in sepse është klubi më i rëndësishëm në histori”, theksoi ai.

Ndërsa, i pyetur për qëllimet, Zidane deklaroi se synojnë La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve.

“La Liga dhe Ligën e Kampionëve janë qëllimet për të cilat luftojmë, por është e padobishme nëse shohim larg ndeshjes së ardhshme”.

“Ky është vikendi i fundit dhe janë tri ndeshje. Është e vështirë, por më e rëndësishmja. Të gjitha skuadrat do luajnë dhe do japim të gjithë energjinë në ndeshjen e ardhshme”, përfundoi ai.

Real Madrid është lider në tabelë, një pikë më shumë se Barcelona, e cila ka një ndeshje më shumë të zhvilluar./arbresh.info.

Të ngjashme