Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe Këshillit të Sigurisë, ka dhënë detaje rreth masave të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Hoti, tha se janë diskutuar dy skenarë në këto dy ditët e fundit, skenari i parë, sipas tij ishte zbatimi shumë rigoroz i masave ekzistuese dhe të masave të reja dhe skenari i dytë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.
Sipas Hotit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka pasur pajtueshmëri që të shkohet me skenarin e parë, raporton arbresh.info.
Kemi marrë masa shtesë. Në dy-tri ditë e fundit kemi shqyrtuar masat e reja. Skenari i parë që nënkupton zbatim rigoroz të masave dhe skenari i dytë që është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Jemi duke ndërtuar një strategji mediale që të merremi me këtë situatë të re. Sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku ka një pajtueshmëri që të shkojmë me skenarin e parë”, u shpreh Hoti.
Ai, tha se sot në mbledhjen elektronike të qeverisë, pritet të votohet për masat shtesë.
“Menjëherë sot do të votojmë një listë të gjerë të masave të propozuara nga IKSHPK. Masat shtesë që do të propozohen sot në mbledhjen elektronike të qeverisë do të jenë rigoroze. Maska, distanca, higjiena, me vetëm këto tri masa ne shpëtojmë jetën e qytetarëve. ”, u shpreh Hoti.
“Në javët e fundit ne kemi marrë një numër të madh të masave, që kanë qenë kryesisht masa për të shtu kapacitetet tona të institucioneve shëndetësore dhe për tu përgatitur për të ardhmen, për valën e dytë dhe për vjeshtë për këtë pandemi, duke riorganizuar komplet shërbimin spitalor në funksion të vënies së kapaciteteve për këtë pandemi”.
Ai, po ashtu tha se kanë nisur procedurat për blerjen e testeve shtesë për Covid-19, edhe terapi për Covid-19, edhe injeksionet potenciale që mund të priten, por edhe injeksionet për gripin sezonal.
“Gjithashtu kemi marrë masa shtesë të kufizimit të aktivitetit ekonomik në disa prej veprimtarive, ku ne mendojmë se më së shumti është përhapur ky virus. Do të përcjellim situatën në ditët dhe javët e ardhshme, duke mos përjashtuar fillimin e procedurave kushtetuese për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, u shpreh Hoti.
Ai, paralajmëroi zero tolerancë për ata që nuk i zbatojnë këto masa.
“Nuk do të ketë asnjë lloj tolerance ndaj askujt që nuk respekton vendimin e qeverisë”, tha Hoti. /arbresh.info
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...