Sipërmarrësi Rrahim Pacolli thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të kthehet edhe më i fuqishëm pas intervistimit të tij në Hagë.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nesër Thaçi do të vihet në mbrojtje të vlerave të pastra të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Prokurorit Special në Hagë dhe do të triumfojë.
Sipas Pacollit, Gjykata Speciale do të duhej të ndiqte krimet e kryera nga paramilitarët dhe ushtarët serb ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe jo ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila i ka dal për zot popullit dhe atdheut të vet, raporton arbresh.info
Ndryshe, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nesër pritet të udhëtojë për në Hagë.
Thaçi, është ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar, dy javë pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale njoftoi se ndaj tij ka ngritur aktakuzë për krime lufte.
Lajmin për paraqitjen e tij në Hagë e kishte bërë të ditur ditë më parë vetë Thaçi përmes një postimi në Facebook, raporton arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Nesër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vihet në mbrojtje të vlerave të pastra të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Prokurorit Special në Hagë dhe do të triumfojë.
Thaçi, pas kësaj do të kthehet që të kryejë punën e vet në presidencë.
Kjo gjykatë, do të duhej të ishte për paramilitarët dhe ushtrinë serbe të Millosheviqit dhe jo për UÇK-në, e cila i ka dalë për zot dhe ka mbrojtur popullin e atdheun e vet. RrP
Nesër presidenti i Kosovës, para Prokurorit Special në Hagë dhe do të triumfojë.
Thaçi, pas kësaj do të kthehet që të kryejë punën e vet në presidencë.
Kjo gjykatë, do të duhej të ishte për paramilitarët dhe ushtrinë serbe të Millosheviqit dhe jo për UÇK-në, e cila i ka dalë për zot dhe ka mbrojtur popullin e atdheun e vet. RrP
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...