Ukraina kërkon blerjen e dronëve nga Turqia

15:20 | 12 Korrik 2020
Arbresh.info

Gjatë takimeve që ministrit turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar zhvilloi në Ukrainë, u diskutua për çështjet e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes mes dy vendeve si dhe kërkesa e Ukrainës për të blerë dronë të rinj nga Turqia përveç atyre të mëparshëm.

Përderisa në kuadër të direktivave të presidentit, Recep Tayyip Erdoğan në Turqi janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në industrinë vendase dhe kombëtare, thuhet se vazhdojnë me shpejtësi edhe punimet për eksportin e produkteve të teknologjisë së lartë ndaj vendeve mike dhe aleate.

Në vizitën zyrtare që ministri Akar zhvilloi dje në Ukrainë krahas çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë në rend dite u shtrua edhe kjo çështje.

Ministri Akar në kuadër të një programi intensiv u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ministrin e Mbrojtjes, Andriy Taran dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Bujqësisë, Ihor Petrashko.

Krahas çështjeve të mbrojtjes, sigurisë si dhe marrëdhëneive dypalëshe mes Turqisë dhe Ukrainës, pikë e rëndësishme e axhendës ishte edhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes.

Në bisedime u diskutua bashkëpunimi në projektle lidhur me plaformat detare dhe ajrore si dhe çështja e dronëve që Ukraina ka blerë më parë.

Sipas informacioneve të marra, në bisedime mësohet se Ukraina ka shprehur kërkesë për të blerë dronë të rinj përveç atyre të mëparshëm.

Produktet e teknologjisë së lartë kryesisht dronët, prodhim vendas dhe kombëtar, SIHA të armatosur dhe IHA dronë pa armë, përveçse përmbushin nevojat e Forcave të Armatosura të Turqisë ato ofrojnë një kontribut të rëndësishëm edhe në mbrojtjen dhe sigurinë për vendet mike dhe aleate./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme