Zgjedhjet në Maqedoni, 1.578 kandidatë për deputetë nga 15 koalicione dhe parti

14:40 | 12 Korrik 2020
Arbresh.info

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen ditë e mërkurë, 15 korrik, do të mund të votojnë për listat e 15 koalicioneve dhe partive me gjithsej 1.578 kandidatë për deputetë, nga të cilët 903 janë burra dhe 675 janë gra.

Sipas statistikave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), shumica e tyre (795) janë midis 30 dhe 49 vjeç.

Përzgjedhja bëhet duke rrumbullakuar numrin rendor përpara listave të kandidatëve në fletëvotim, rendi i të cilit u përcaktua me short.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme