Google ADS

Shpronësimi lë peng rrugët Prishtinë – Pejë dhe Mitrovicë

13:37 | 27 Tetor 2015
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Zharku ka dhënë detaje për disa projekte, si për atë të rrugëve Prishtinë – Pejë dhe Prishtinë Mitrovicë, projekte këto që sipas Zharkut kanë mbetur peng si pasojë e shpronësimeve të cilat po has ministria.

Ndërsa, anëtarët e këtij komisioni i kanë kërkuar Zharkut që të ndërmarr masa ndaj operatorëve të cilët po zvarritin punimet e kontraktuara për ndërtimin e rrugëve.

Ai duke raportuar për ecurit në këtë ministri ka folur edhe për hekurudhën Milot – Prizren, e cila sipas Zharkut është e paarritshme pasi që për Shqipërinë është një kosto e lartë dhe kjo e fundit nuk po shpreh gatishmëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme