Sa ujë që konsumojmë në ditë mund të ndikojë me të madhe në shëndetin tonë.
Uji rregullon temperaturën trupore, bart materiet ushqyese dhe oksigjenin dhe ndihmon gjatë nxjerrjes së materieve toksike nga trupi.
Uji është shumë i nevojshëm, sidomos gjatë stinës së verës kur dehidratohemi edhe më shpejt. Ai është thelbësor për funksionimin e mirë të trurit, organeve dhe pastrimin e organizmit.
Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë, prandaj të qëndrojmë të hidratuar është shumë e rëndësishme.
Megjithatë nuk duhet ta teproni me pirjen e tij, pasi ekziston intoksikimi nga uji – që ndodh kur natriumi në trup tretet aq shumë sa mund të shkaktojë ënjtje në tru dhe koma.
Pini më shumë ujë nëse jetoni në klimë të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani ushqime me shumë fibra (bukë, drithëra etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë.
Uji është element kyç për kryerjen e reaksioneve kimike gjatë tretjes dhe metabolizmit të ushqimit. Ai përçon elemente dhe oksigjen në qeliza nëpërmjet gjakut, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore nëpërmjet djersitjes.
Gjithashtu, na duhet ujë për të marrë frymë. Mushkëritë tona duhet të jenë të njoma në mënyrë që të marrin oksigjen dhe të nxjerrin dioksidin e karbonit. Ne humbim pothuajse një litër ujë në ditë vetëm nga frymënxjerrja.
Por cila është sasia e duhur e ujit që duhet të konsumojmë gjatë ditës?
Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë, por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha trupore e secilit individ dhe nga mjedisi ku jeton.
Shumica e eksperteve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 11 kg mbipeshë, duhet të shtoni një gotë uji.
Mesatarisht, sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2 – 2.7 litra për femrat.
Hulumtimet kanë treguar që nëse rritni konsumimin e ujit për 1.5 litra në bazë ditore gjatë vitit do të shpenzoni 17.400 kalori më shumë ose nëse e shndërrojmë në kilogramë, rreth 2.25 kg. Nëse dëshironi të përshpejtoni metabolizmin përmes ujit, le të jetë i ftohët uji që pini.
Verës ose gjatë kohës së ushtrimeve nënkuptohet që do të pini më shumë ujë. Rreth dy orë para ushtrimeve pini 2-3 gota ujë dhe kështu do të jeni të sigurt që nuk do të dehidroni gjatë kohës së treningut. Jashtë kohës së treningut duhet të pini një gotë ujë çdo 15 minuta dhe pas treningut edhe 2-3 gota.
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...