Google ADS

Kosova dhe Serbia pajtohen për temat e së enjtes

13:23 | 12 Korrik 2020
L G

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka bërë të ditur se janë dakorduar për temat që do të trajtohen në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Përmes një postimi në Facebook, Vuçiq ka shkruar se dialogu mes dy vendeve po vazhdon pas njëzet muajve,raporton arbresh.info.

“Dialogu i sponsorizuar nga BE po vazhdon pas njëzet muajve. Temat për takimin në Bruksel të enjten gjithashtu janë pajtuar”, ka thënë Vuçiq”

Kjo deklaratë e tij, vjen pas takimit  trepalësh mes Bashkimit Evropian, Beogradit dhe Prishtinës përmes një video-lidhje.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ende nuk k dhënë detaje rreth këtij takimi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme