Google ADS

Rusi, mbi 727 mijë raste me koronavirus

11:03 | 12 Korrik 2020
Arbresh.info

Me 130 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 11.335 numri i viktimave nga koronavirusi.

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është rritur në 727.162 ndërsa ai i të vdekurve në 11.335.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.615 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 727.162 numrin e rasteve.

Me 130 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 11.335 numri i viktimave ndërsa me 3.615 të shëruar ka arritur në 501.061 numri i të shëruarve në vend.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi vazhdon të jetë në 0.9 për qind ndërkohë tek 22.5 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 679 raste të reja është rritur në 229.357 numri i rasteve ndërsa me 27 vdekje u rrit në 4.143 numri i viktimave.

– Numri i testeve tejkalon shifrën 23 milionë

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 322 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 23 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme