Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi u kapën me 8 kg kokainë.
Nisur nga çfarë raportojnë mediat fqinje, personat që ranë në pranga janë shtetasit me iniciale I.T 43 vjeç dhe J.M 37 vjeç. Mësohet se policia u sekuestroi 8 kg kokainë me vlerë tregu deri në 1 milion euro.
Operacioni për arrestimin e tyre nisi pas dyshimeve se një automjet tip Seat Altea XL,me targa polake po qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas. Makina u bllokua në një shesh përgjatë rrugës Arcevian, ku në ato momente shoferit i ishte bashkuar edhe dikush tjetër, gjithashtu me kombësi shqiptare.
Kërkimet e imtësishme të kryera në automjet dhe më pas, në shtëpinë e punëtorit kanë lejuar policinë të gjejë 8 kilogramë kokainë (7 pako prej 1.150 kg secila) të fshehura brenda një fundi të dyfishtë të bërë nën sediljet e pasme, nën bagazhin e makinës.
Mjeti drejtohej nga një 33 vjeçar. Vendi i fshehjes së drogës u hap në mënyrë elektronike nga një pajisje elektrike e ndërtuar ‘ad hoc’ dhe që aksesohej me telekomandim.
Së bashku me drogën, u gjetën 5,000 euro, plus 1.300 euro të tjera që shoferi i mbante në xhep. Gjithashtu edhe 3 telefona celularë dhe një navigator u gjetën në pjesën e poshtme të dyfishtë.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’