Sulm në SHBA, humbin jetën dy policë

10:09 | 12 Korrik 2020
Arbresh.info

Drejtori i policisë në McAllen, Victor Rodriguez deklaroi se dy punonjësit e policisë u sulmuan me armë në një shtëpi ku ata shkuan pas një denoncimi të bërë.

Pas një sulmi me armë në qytetin McAllen në Teksas të SHBA-së mbetën të vrarë dy policë.

Drejtori i policisë në McAllen, Victor Rodriguez deklaroi se dy punonjësit e policisë u sulmuan me armë në një shtëpi ku ata shkuan pas një denoncimi të bërë.

Rodriguez tha se dy policët humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Ai theksoi se sulmuesi Aldon Caramillo u vetëvra pasi qëlloi punonjësit e policisë. Rodriguez tha se Caramillo kishte precedente penale dhe se kërkohej për akuzat për sulm me armë dhe posedim të lëndëve narkotike./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme