Të gjitha shpenzimet e komunave në Kosovë për luftimin e pandemisë, do të rimbursohen nga niveli qendror, ka konfirmuar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
“Sa i përket përkrahjes financiare është nën kodi 0099 ku të gjitha shpenzimet të cilat bëhen nga niveli lokal për luftë ndaj kësaj pandemie do ta adresohen në atë nën kod dhe në fund të vitit do të bëhet një bilanc me nivelin qendror sa i përket harxhimeve dhe rimbursimit të mjeteve financiare ndaj komunave”.
Ibrahimi për Ekonomia Online ka thënë se edhe gastronomët nuk i kanë respektuar me përpikëri rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë dhe për këtë arsye Qeveria i ka shtrënguar masat në këtë drejtim .
“Neve kemi qenë në kontakt edhe më përpara sepse ka qenë Asociacioni i Kosovës që ka kërkuar të liberalizohen masat nga 1 qershori sepse kryetarët e komunave kanë menduar edhe për shëndetin ekonomik mirëpo po duket që gastronomia e cila vlerësohet që është një ndër shkaktarët e përhapjes së Covid-19 nuk i ka respektuar masat të cilat janë të propozuara nga manuali i hartuar nga Qeveria, dhe për këtë arsye ka ardhur një vendim i cili i obligon ato që nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të jenë komplet të mbyllua”.
“Kryetarët i përkrahën masat sepse qëllimi i tyre është që numri i të infektuarve të zvogëlohet, ka thënë Ibrahimi.
Ai ka potencuar se kanë marr zotimin nga kryeministri Avdullah Hoti që komunave të ju lejohet rritja e numrit të inspektorëve sanitar.
“Komunat përmes Asociacionit Komunave të Kosovës gjithmonë i paraqesin kërkesat e nivelit qendror dhe neve një kërkesë të tillë e kemi parashtruar javën e kaluar sa i përket rritjes së numrit të inspektorëve sanitar dhe morëm zotimin nga kryeministri i Kosovës do të hartohet një qarkore ku do të ju lejohet komunave rritja e numri të inspektorëve sanitar dhe kjo do të jetë një ndihmëse sa i përket përmbushjes së obligimeve të komunave që dalin nga vendimet e fundit në luftë për parandalimin e Covid-19”.
Sipas Ibrahimit edhe komunat janë duke luajtur rol substancial në luftimin e pandemisë, raporton EO.“Komunat kanë luajtur një rol substancial sa i përket luftës me pandeminë, mirëpo gjithashtu janë duke luajtur edhe tani kryetarët e komunave së bashku me shtabet emergjente dhe janë 24 orë të angazhuar”.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi