Google ADS

Qehaja: Gjendja e jashtëzakonshme nuk ndalon përhapjen e koronavirusi

08:29 | 12 Korrik 2020
L G

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja ka thënë se vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në momentin aktual të rrezikut nga COVID-19, është i panevojshëm dhe nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit.

Qehaja ka shkruar në Facebook se gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm atëherë kur ka rrezik imanent nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, ku të gjitha format tjera do të shterreshin dhe rrjedhimisht do të lypsej mobilizimi maksimal fizik i të gjitha resurseve në dispozicion, ku ushtria ka rëndom rol prijës.

“Rrjedhimisht kam konstatuar dhe vijoj së konstatuari se argumentet për vendosjen e rendit publik nëpërmjet hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme nuk qëndrojnë. Në vend të saj, Qeveria duhet të mendoj për forma strikte te vendosjes se masave duke ngritur nivelin e inspektimeve e sanksionimeve, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen shtesë të strukturave të rendit, krahas formave tjera vetëdijësuese”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Qehajës:

“Lidhur me paralajmërimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

Në opinion u shfaqen shumë qëndrime kontradiktore për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.
Kujtoj që një vendim i tillë në momentin aktual të rrezikut nga Covid-19 është i panevojshëm dhe nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit.

Gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm atëherë kur ka rrezik imanent nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm ku të gjitha format tjera do të shterreshin dhe rrjedhimisht do të lypsej mobilizimi maksimal fizik i të gjitha resurseve në dispozicion,ku ushtria ka rëndom rol prijës.Rrjedhimisht kam konstatuar dhe vijoj së konstatuari se argumentet për vendosjen e rendit publik (lexo: diciplinimin e popullatës) nëpërmjet hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme nuk qëndrojnë.Në vend të saj, Qeveria duhet të mendoj për forma strikte te vendosjes se masave duke ngritur nivelin e inspektimeve e sanksionimeve, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen shtesë të strukturave të rendit,krahas formave tjera vetëdijësuese”, ka shkruar Qehaja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme