Në Britani, mbi gjysma e foshnjave në vitin 2017 ishin lindur nga gra në të 30-tat, ndërsa 20 vite më parë kjo ndodhte në 43% të rasteve.“Telegraph” shkruan se mes faktorëve të vjetër që kanë shtyrë gratë të bëhen nëna më vonë, tashmë shtohet edhe pandemia.
Një studim nga Universiteti i Firences në Itali zbuloi se një e treta e çifteve, 37% e tyre, që kishin planifikuar të kishin një fëmijë së afërmi, tashmë i kanë lënë pas këto plane për shkak të pandemisë.
Një tjetër studim nga Instituti Guttmacher në Amerikë zbuloi se 34% e grave ishin në të njëjtat pozita.Më shumë se një e katërta e grave, 27% e tyre, janë shprehur se po e shmangin shtatzëninë sepse janë të shqetësuara se mund të infektohen me Covid-19 gjatë shtatzënisë, sipas studimit amerikan.Po ashtu, ekziston frika për të shkuar në spital gjatë pandemisë./lexo/
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?