Google ADS

“Dialogu Kosovë-Serbi, i vështirë pa presidentin Thaçi”

00:25 | 12 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Shoqëria Civile po e konsideron dialogun Kosovë-Serbi, të vështirë pa presidentin Thaçi.

Sipas tyre, mosuniteti politik dhe mosprezenca e presidentit në këtë proces e lë më mbrapa vendin.
Njohësit e politikës po thonë se mungesa e Thaçit e dobëson Kosovën në dialog

Të hënën Presidenti, Hashim Thaçi merr rrugën për në Hagë.

Atje do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

E për shkak të këtij procesi, Thaci do t’i mungojë takimeve të dialogut Kosovë – Serbi.

Kjo mungesë, e presidentit në skenën politike e në procesin e dialogut me Serbinë po i hap rrugë krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.

Por krijimi i një ekzekutivi të tillë nuk do të jetë i lehtë.

Meta tutje thekson që në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova është e nevojshme gjendja e një zgjdhje.

Ndërkohë edhe Donika Emini, thekson që mungesa e presidentit në bisedimet me Serbinë do e dëmtoj Kosovën.

Ndër emrat e përmendur në opinion për t’u kandiduar për postin e presidentit është ambasadorja Vlora Çitaku. E vec saj po flitet edhe për Edita Tahirin, e poashtu edhe për këshilltarin politik të Thacit, Blerim Shala./t7/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme