Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka shpreh ngushëllime gazetarit Berat Buzhala për vdekjen e të atit.
Veseli tha se me keqardhje e mori lajmin për vdekjen e atit të Buzhalës i cili po luftonte me Covid-19. Ai i shprehu ngushëllime Familjes Buzhala dhe të afërmve të tyre.
“Me keqardhje e mora lajmin për vdekjen e Bashor Buzhalës, babait të gazetarit Berat Buzhala, i cili po luftonte për jetën tash e disa ditë me Covid-19. Ngushëllimet më të thella për familjen Buzhala dhe të afërmit e tyre”, shkroi Veseli.
Gjithashtu Veseli ka bërë thirrje për kujdes duke respektuar masat e institucioneve për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.
“Po ashtu ritheksoj thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve për të bërë më shumë kujdes duke mbajtur me rigorozitet distancën sociale, higjenën personale dhe maskat në ambientet publike”, shkroi Veseli.
Postimi i tij i plotë:
Me keqardhje e mora lajmin për vdekjen e Bashor Buzhalës, babait të gazetarit Berat Buzhala, i cili po luftonte për jetën tash e disa ditë me Covid-19. Ngushëllimet më të thella për familjen Buzhala dhe të afërmit e tyre.
Po ashtu ritheksoj thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve për të bërë më shumë kujdes duke mbajtur me rigorozitet distancën sociale, higjenën personale dhe maskat në ambientet publike.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...