Google ADS

Vritet i burgosuri britanik, ishte pjesë e IS

20:48 | 11 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Një burrë britanik që u bashkua me grupin e Shtetit Islamik në Siri ka vdekur ndërsa ishte duke u mbajtur në burg, i është thënë BBC-së.

Një burim tha se Ishak Mostefaoui, me origjinë nga lindja e Londrës, u vra ndërsa u përpoq të shpëtonte nga paraburgimi, transmeton arbresh.info

Një tjetër tha se vdekja erdhi gjatë një çrregullimi serioz në një burg në Hassakeh, i cili strehon të burgosurit e IS nga vende të ndryshme.

Vdekja dhe rrethanat përreth nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Pasi u kap vitin e kaluar, 27-vjeçari u mbajt në një burg në veri-lindje të Sirisë i kontrolluar nga Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, të mbështetur nga SHBA.

Ai është mbështetësi i parë britanik i IS që vdiq në paraburgimin e SDF. Burimet thanë se ai ishte një nga rreth 10 burra britanikë dhe 30 gra britanike që mbaheshin nga milicia.

Burgu ku u mbajt ai është një shkollë e konvertuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme