Baret, kafenet dhe restorantet në Angli, Skoci dhe Irlandë Veriore janë duke mirëpritur klientët për herë të parë që nga fillimi i bllokimit në mars.
Hotelet, baret dhe restorantet në Angli dhe Irlandë Veriore që shërbejnë ushqim në tavolina, tani mund të rihapin brenda, transmeton arbresh.info
Lokalet e birrës dhe restorantet në natyrë janë të hapura në Skoci.
A është e sigurt të shkosh në pijetore?
Udhëzimet janë lëshuar në Angli, Skoci dhe Irlandë Veriore mbi masat që duhet të ndërmarrin baret dhe restorantet për të mbajtur të sigurt klientët dhe stafin.
Ato përfshijnë:
Mundësia e porositjes së ushqimit në aplikacione
Stafi do të inkurajohet të lajë duart para se të prekin pjatat dhe dhe gjësendet tjera.
Muzika duhet të mbahet me zë të ulët për të shmangur njerëzit që të bërtasin, gjë që rrit rrezikun e transmetimit
Qytetarët do të inkurajohen të rezervojnë tavolina paraprakisht
Koncertet live dhe qëndrimi në banak nuk do të lejohen
Qasja e kontrolluar në tualete.
Shishet e ketchup-it dhe majonez-it do të zëvendësohen nga qese individuale. Konsumatorët gjithashtu do të inkurajohen të ulen jashtë në kopshte.
Distancimi shoqëror është zvogëluar nga 2 metra në 1 metër në Irlandën Veriore dhe në Angli. Kufizimet zbatohen në të dyja rastet. Rregulli 2 metra distancë për disa lokale tani është lehtësuar në Skoci./BBC/arbresh.info/
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...