Pacolli i shpreh ngushëllime familjes Buzhala thotë se virusi është ende mes nesh

15:51 | 11 Korrik 2020
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli i ka shprehur ngushëllime familjes Buzhala pas ndarjes nga jeta të Bashorit nga Covid-19.

Pacolli thotë se është e rëndësishme të kuptohet se virusi është mes nesh dhe të respektohen masat e distancës dhe higjienës, transmeton portali arbresh.info.

“Shumë familje në Kosovë po humbasin më të dashurit e tyre. Me të vërtetë dhemb të shoh. Sot, miku im dhe gazetari i njohur, Berat Buzhala, humbi babanë e tij, në moshën 72 vjeçare. I shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta për Bashorin, dhe uroj jetë të gjatë për anëtarët e tjerë të familjes. Është e rëndësishme të kuptohet që virusi është ende midis nesh, dhe të vazhdojë diciplina, distanca dhe higjiena. Lutem për ditë më të mira! ??”, thuhet në shkrimin e Pacollit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme