Parma ka njoftuar se një anëtar i ekipit të tyre ka testuar pozitiv për COVID-19.
Një deklaratë në faqen zyrtare të klubit italian sqaron se personi në fjalë nuk ka treguar ndonjë simptomë, nuk është lojtar dhe ka kaluar në vetëizolim.
“Parma Calcio 1913 raporton se raundi i fundit i testimeve nxori në pah një rast pozitiv me COVID-19 një anëtar (jo lojtar) të ekipit të parë”, thuhet fillimisht në njoftim.
“Personi në fjalë, i cili është plotësisht asimptomatik, u izolua menjëherë në përputhje me direktivat federale dhe ministrore”.
“Klubi gjithashtu raporton se të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit të parë kanë dalë negativ për COVID-19 dhe kanë filluar izolimin në terrenin e stërvitjeve, por do të jenë në gjendje të vazhdojnë aktivitetet e tyre rregullisht, ndërsa monitorohen vazhdimisht në përputhje me protokollin aktual”, thuhet me tej.
Ekipi i parë tani duhet të kalojë dy javët e ardhshme të kufizuara në kompleksin e tyre të stërvitjeve, sipas protokollit aktual shëndetësor.
Sidoqoftë, kjo nuk ndikon në aftësinë e tyre për të përmbushur ndeshjet e tyre të mbetura në Serie A, i e ardhshmja që vije nesër kundër Bolonjës.
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale