Google ADS

Zemaj: Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme

14:29 | 11 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse dhe të mos imponojnë vendosjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se s’mund t’i vihet secilit qytetar një polic mbrapa që të disiplinohet.

“Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk jemi qeveri represive, por shtet demokratik. Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur”, ka shkruar Zemaj.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se kryetarët e komunave i kanë dhënë mbështetje për vendimet e Qeverisë lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Hoti ka thënë se me këtë trend të të prekurve me COVID-19, duhet të konsiderojnë shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka sqaruar se Gjendja e Jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme