Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti Xhavit Ukaj iu vërsul kryetares Vjosa Osmnai.
Në njoftimin e BE-së thuhet se Kuvendit i duhet një punë konstruktive që të përballet me sfida serioze, transmeton portali arbresh.info.
“Kuvendit të Kosovës i duhet një punë konstruktive që të përballet me sfida serioze përpara. Të gjithë duhet të angazhohen për një konsensus politik dhe të përmbahen nga dhuna, e cila nuk ka vend në shoqëritë demokratike, e lëre më në Shtëpinë e Popullit, veçanërisht kundër një gruaje – Kryetare së Kuvendit”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...