Google ADS

Reagon Eliza Hoxha, e quan Xhavit Ukajn burrec

12:27 | 11 Korrik 2020
Arbresh.info

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në Kuvend ku deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj iu vërsul kryetare së Kuvendit Vjosa Osmani.

Hoxha e ka quajtur burrec Ukajn për vërsuljen e tij ndaj kryeparlamentares Osmani.

“E pahijshme sa edhe e dhimshme me pa burreca që i sulen grave në krye të detyrës, imagjinoni nëpër shtëpi se si është nga soji i tyre”, ka thënë Hoxha.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pas ndërprerjes së seancës ka njoftuar se ka hapur rast në polici ndaj deputetit Xhavit Ukaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme