Interi i ka dhënë shenjat e para Barcelonës për transferimin e Lautaro Martinez.
Mediet në Itali raportojnë se Inter janë të gatshëm të ulin çmimin e Lautaro Martinez, pasi kanë verifikuar dëshirën e sulmuesit për të nënshkruar me Barcelonën, përcjell lajmi.net.
Sot është dita e fundit e aktivizimit të kaluzolës së Latuaros prej 111 milionë euro, dhe pas kalimit të saj, Inter janë të gatshëm të negociojnë me Barcelonën një çmim të ri.
Sipas raporteve të së shtunës, Inter tani kërkon 90 milionë euro për shitjen e argjentinasit.
Barcelona po mendon që në ofertë të përfshijë edhe Philippe Coutinhon, i cili edhe në të kaluarën ka qenë në Inter, por nuk kishte treguar më të mirën.
Ndoshta tani do të jetë mundësia e Coutinhos për të shkëlqyer në fanellën e Inter.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre