Një person është gjetur i shtrirë pa shenja jetë mbrapa institutit Albanologjik, në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:25 në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se mbrapa Institutit Albanologjik është gjetur i shtrirë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...