Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi do t’i rikthehet bankinës.
Italiani ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, për të drejtuar ekipin kombëtar të këtij vendi.
Është Komiteti Ekzekutiv i kësaj federate që ka bërë të ditur vendimin, me De Biasin që i është besuar drejtimi i kombëtares.
De Biasi në të kaluarën ka drejtuar ekipin kombëtar të Shqipërisë, duke e dërguar në Kampionatin Evropian të vitit 2016 në Francë.
Kujtojmë se Azerbajxhani ka qenë në grup me Kosovën në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e parë në Azerbajxhan kishte përfunduar 0-0, ndërsa në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët kishin triumfuar 4:0
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...