Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se mori fjlaën, sipas saj, për të denoncuar një shpifje që i ishte bërë asaj. Ajo gjithashtu tregoi pse ndodhi incidenti në Kuvend.
Musliu tha se derisa po fliste, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, po ndërhynte. Sipas Musliut, kjo bëri që t’i reagojë Pacollit duke i thënë ‘mbylle gojën’.
Ndërkohë që Osmani në këtë situatë mbronte deputeten Pacolli, andaj edhe reaguan deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Ne momentin qe une marre fjalen qe ta beje demantimin per shpifjet dhe te pavertetat, deputetja e VV-se Fitore Pacolli tenton te ma pamundesoj fjalen duke bertitur me ze te larte qe une mos te dal nga rendi i dites.
Me qe Fitore Pacolli nuk ndalej une detyrohem ti them mbylle gojen kur une flas.
Ne kete rast Kryetarja e Kuvendit ne vend qe t’ia terhjeke verejtjen Fitore Pacollit e cila pengonte fjalen time, ajo ma terhjek mua verejtjen gje qe i acaroj deputetet e LDK- se te cilet i terhoqen verejtjen kryetares se Kuvendit qe mos te kete qasje selektive sepse vetem para pak minutave deputeti i VV Sali Zyba ofendoj Antaret e kabinetit qeveritar duke i quajtur paronojak e fjale te tjera fyese”, shkroi Musliut.
Më poshtë gjeni sqarimin e Musliut:
SQARIM
Te dashur qytetar te Republikes se Kosoves.
Arsya pse e mora fjalen te debatoj ne Kuvend sonte ne oret e vona kur po debatohej rishqyrtimi i buxhetit ishte qe te demantoj nje lajm te rrejshem te publikuar ne nje faqe te afert me Levizjen Vendosje e cila ngrit dyshimet se gjoja une jam e infektuar me Covid19 dhe edhe perkunder kesaj po marre pjese ne seance.
Me qe sot gjate tere dites jam pyetur edhe nga koleget e Kuvendit nese dicka e tille është e vertete dhe kam marre mijera telefonata e mesazhe nga miqte te cilet kane qene te shqetesuar per shendetin tim, por edhe nga militant te vv te cilet fyejn kinse per papergjegjesine time si deputete, une me miresjellje e mirekuptim dy here kerkova nga kryesuesja e seance Arberie Nagavci dhe nga Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani qe te ma japin mundesine ta demantoj nje te pavertet te tille.
Ne momentin qe une marre fjalen qe ta beje demantimin per shpifjet dhe te pavertetat, deputetja e VV-se Fitore Pacolli tenton te ma pamundesoj fjalen duke bertitur me ze te larte qe une mos te dal nga rendi i dites.
Me qe Fitore Pacolli nuk ndalej une detyrohem ti them mbylle gojen kur une flas.
Ne kete rast Kryetarja e Kuvendit ne vend qe t’ia terhjeke verejtjen Fitore Pacollit e cila pengonte fjalen time, ajo ma terhjek mua verejtjen gje qe i acaroj deputetet e LDK- se te cilet i terhoqen verejtjen kryetares se Kuvendit qe mos te kete qasje selektive sepse vetem para pak minutave deputeti i VV Sali Zyba ofendoj Antaret e kabinetit qeveritar duke i quajtur paronojak e fjale te tjera fyese.
Per fund du ti falenderoj disa deputet te VV-se (per shkak te kolegialitetit e mirekuptimit nuk po i permend ne emra) te cilet u solidarizuan me mua dhe kerkuan falje e u distancuan nga shpifjet qe jane bere ne emrin tim.
Une personalisht distancohem nga dhuna e aq me teper kur ajo instalohet ne Institucione.
Edhe njeher per fund une nuk jam diagnostifikuar me covid19 dhe po te ndodhe kjo ne te ardhmen une menjeher do ta beje publike dhe do te marre masat e parapara per vetizolim apo cfor do rekomandimi qe vie nga ekspertet e shendetesise. Te prekesh nga covid19 nuk është turp prandaj une s’kam pse ta fshehe nje gje te tille.
P.S Paramilitaret e vv edhe tani kur po e shkruaj kete sqarim para pak minutave kane shperndare nje lajme te tille te pavertete.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...