Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në rritjen e borxhit publik botëror dhe autoritetet tregojnë se këtë vit vit rritja do të vazhdojë duke shkuar në nivelin më të lartë historik.
Sipas FMN-së pritet që borxhi publik botëror të shkojë në në 101,5% të PBB botëror, vlerë më e lartë se ajo në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
Gita Gopinath dhe Vitor Gaspar, përkatësisht kryekonomiste dhe drejtor i departamentit të financave publike, kanë paralajmëruar se qeveritë duhet të jenë më të kujdesshme që të mos reduktojnë shumë shpejt shpenzimet në favor të ekonomive të tyre me rrezikun për të penguar rimëkëmbjen.
“Ndërkohë që trajektorja e borxhit publik mund të vazhdojë të devijojë në një skenar të pafavorshëm, një shtrëngim buxhetor i parakohshëm paraqet një rrezik edhe më të madh të dështimit të rimëkëmbjes, me kosto më të larta buxhetore në të ardhmen”, shkruajnë ata.
Ata nënvizojnë se ekuacioni është i vështirë sepse bëhet fjalë për qeveritë të simulojnë për një kohë të gjatë ekonomitë e tyre të goditura nga kriza shëndetësore pa lejuar që borxhi i tyre të bëhet i paqëndrueshëm.
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë