Google ADS

Jo shumë kohë më parë: Kur Vjosa Osmani dhe Xhavit Ukaj mbështetnin njëri-tjetrin

00:08 | 11 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Bashkëpartiakët Vjosa Osmani dhe Xhavit Ukaj sot janë përfshirë në një përplasje në seancën e Kuvendit, por jo shumë kohë më parë ata ishin mbështetës të njëri-tjetrit kur ishin në garë zgjedhore.

Deputeti doli kundër Osmanit kur kjo i tha deputetes Ganimete Musliu të mos ofendonte deputeten Fitore Pacolli, njofton Klan Kosova.

Ai u çua nga ulësja e tij dhe u drejtua nga Osmani duke bërtitur, por që mohoi se ka përdorur fjalë ofenduese në drejtim të saj.

Megjithëkëtë, Ukaj në kohën e zgjedhjeve ishte një përkrahës i Osmanit dhe këtë nuk ka nguruar ta shfaqte as në rrjetet sociale.

“Unë besoj të vërtetën. Unë besoj Vjosa Osmanin”, kishte shkruar Ukaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme