Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sonte në një intervistë për TV Telma në lidhje me vijat e kuqe të BDI-së për kryeministrin shqiptar tha se nuk e pranoj pavarësisht çmimit.
“Unë kam thënë që nuk kam paragjykime për një kandidat të ndonjë etnie për ndonjë pozicion. BDI nuk vendos, qytetarët vendosin. Shantazhet nuk i pranojmë pa marrë parasysh çmimin” u shpreh Zoran Zaev në Tv Telma prcjell TS.
Ai vazhdojë të shkel mbi vullnetin e qytetarëve duke theksuar edhe një herë se BDI duhet të jetë opozitë, por harroi se në opozitë apo pozitë vendos populli e jo një lider i një partie tjeter.
Ndryshe nga ana tjetër në Tv21 lideri i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se BDI me 15 korrik do të jetë fitues në bllokun shqiptar dhe se Reçica e Vogël do të jetë më e famshmja në rajon./aktuale/
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani