Një 21-vjeçare e infektuar me koronavirus, ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK-së, ka thënë se foshnja është gjallë dhe në gjendje të mirë.
“Kontaktova me drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë i cili ma konfirmoi se foshnja është gjallë dhe në gjendje të mirë”, është shprehur Krasniqi.
Krasniqi ka theksuar se shumë shqetësuese në këto momente është teoria konspirative që nuk ekziston virusi.
“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta kuptojnë seriozisht situatën në të cilën ndodhemi. Është situatë serioze, skajshmërisht e rënduar dhe shëndeti publik i qytetarëve të Kosovës është i rrezikuar”, ka thënë Krasniqi në Edicionin Special në Klan Kosova.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh