Rrahim Pacolli: I uroj shërim të shpejtë Mustafës, do ta kalojë edhe këtë sfidë

23:16 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Sipërmarrësi Rrahim Pacolli i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit u infektua me koronavirus.

Ai thotë se Mustafa do ta kalojë me lehtësi këtë sfidë me ndihmën e mjekëve.

Ky është shkrimi i tij:

Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ditëve të fundit ka shqetësuar të gjithë.

Andaj edhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa i uroj shërim sa më të shpejtë nga ky virus.

Me ndihmën e mjekëve tanë z.Mustafa do ta kalojë me lehtësi edhe këtë sfidë. RrP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme