Jada Pinkett Smith e pranon tradhtinë, kishte aferë me reperin e ri

22:14 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Jada Pinkett Smith e ka pranuar se kishte një aferë me August Alsina gjersa ishte e martuar me Will Smith.

48-vjeçarja ka folur për emisionin e saj në Facebook, Red Table Talk dhe zbuloi se kishte filluar një miqësi me August rreth katër vite më parë, transmeton portali arbresh.info.

Ajo tha gati në të njëjtën kohë, çifti i martuar po kalonte një ‘kohë të vështirë’ dhe ata ‘ishin’ praktikisht të ndarë.

“Me kalimin e kohës, u futa në një lloj tjetër të ngatërresës me Augustin”, shpjegoi Jada.

“Ishte një marrëdhënie, absolutisht. Isha me shumë dhimbje, isha shumë e thyer”, vazhdoi Jada.

“Unë thjesht kam dashur të ndihem mirë. Kishte kaluar shumë kohë qëkur isha ndjerë mirë”, tha ajo.

Kujtojmë se ishte reperi August që e kishte zbuluar aferën, por që Jada fillimisht e kishte mohuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme