Në spitalin e qytetit “8 shtatori” në Shkup, është shëruar një pacient 20-vjeçar, rast i rrallë në botë, tek i cili COVID-19 ka shkaktuar inflamacion në tru.
Dy javë më parë, me ambulancë ai është sjell në Klinikën për Neurologji në Spitalin “8 Shtatori” dhe ishte pozitiv me COVID-19 dhe me simptoma të inflamacionit në tru, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mjekët i bënë të gjitha analizat dhe zbuluan se bëhet fjalë për ndezje në tru. Nga trakti respirator, virusi Covid-19 ka arritur të arrijë dhe sulmojë trurin përmes rrjedhës së gjakut, duke shkaktuar një pasqyrë serioze klinike, tha mjeku Ilija Zdravkov.
Ndërsa mjekët, infermierët dhe stafi mjekësor janë të lumtur që e kanë dërguar atë në shtëpi sot të shëruar dhe me buzëqeshje.
Ky është rasti i gjashtë i njohur në botë, ku COVID-19 shkaktoi pasqyrë të tillë klinike, thonë mjekët që shpëtuan jetën e të riut.
Ndryshe, në spitalin “8 shtatori”, ditën ditën e fundit janë pranuar 9 pacientë, ndërsa janë lëshuar në shtëpi 10. Mjekët janë optimistë se do të vazhdojë trendi i më shumë të shëruarve, se sa të infektuarve.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...