SHBA gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 945 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 135.869 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në botë.
Të dhënat nga faqja e internetit Worldometer, e cila merret me grumbullimin e të dhënave lidhur me pandeminë COVID-19, tregojnë se numri i rasteve të kofirmuara me koronavirus në SHBA është rritur në 3.222.059, me 61.738 raste të reja të zbuluara gjatë ditës së fundit.
Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Brazili me 1.762.263 raste të konfirmuara, India me 798.161 raste të konfirmuara dhe Rusia me 713.936 raste të konfirmuara.
New York-u është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me gjithsej 425.072 raste të konfirmuara dhe 32.343 vdekje.
Që nga shpërthimi i pandemisë në SHBA janë kryer rreth 40.1 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus është rreth 1.426.000.
Përfundon modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, ...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...