Po presin telefonatën nga Qendra Operative Emergjente. E me të marrë thirrjen, ata nisen drejt Klinikës Infektive apo kudo që pacienti me COVID 19 ka ndërruar jetë.
Kjo pothuajse u shndërrua në rutinë për Kompaninë e Shërbimeve Funerale “Loti”, të cilët u angazhuan nga Ministria e Shëndetësisë që nga fillimi i pandemisë.
Ndonëse jo në numër të madh të stafit, ata po punojnë për 24 orë që nga rasti i parë me fatalitet nga virusi korona në Kosovë.
Loti është kompania e vetme që u angazhua nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Mirëpo ani pse kanë kaluar 117 ditë që nga fillimi i angazhimit të tyre dhe intervenuan mbi 95 herë deri më tani, ata ende nuk janë paguar.
Sipas tyre, në këtë mënyrë nuk do të mund të vazhdohet edhe shumë gjatë.
Ndryshe ata kishin ndërprerë punën disa herë, por u rikthyen sipas tyre për shkak të familjarëve të viktimave.
T7 nuk ka mundur të marr përgjigje gjatë ditës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, për të kuptuar pse nuk i janë bërë pagesat kompanisë “Loti”.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...