Autoriteti i Dosjeve ka nisur hetimin administrativ sa i përket publikimit të dosjes së Martin Camajt.
Sipas studiuesit Auron Tare, Camaj figuron në dosjen e krijuar për të nga ish-Sigurimi i Shtetit, si bashkëpunëtor.
Por nëse ka qenë e ligjshme publikimi i dosjes së Camajt, tashmë ka nisur një hetim.
Kryetarja e Autoritetit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, shkruan se grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikoje zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.
Postimi i plotë:
Nisur nga dinamikat e ditëve të fundit dhe publikimeve në shtyp mbi dosjen fashikull nr. 456 të Martin Camajt, që kanë të bëjnë me trajtimin e saj nga AIDSSH, sot, më datë 10.07.2020 firmosa urdhrin nr. 31 të nisjes së hetimit administrativ për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH.
Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikoje zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.
Nderkohe AIDSSh do te vazhdoje te zbatoje me rigorozitet ligjin, duke garantuar qasjen ne dokumentat e Sigurimit, edhe per figurat historike.
Materiali përmbledhës i hartuar pas kryerjes së veprimeve për përmbushjen e objektit të urdhrit në fjalë do t’i bëhet i ditur Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për ndjekje sipas legjislacionit në fuqi.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...