Google ADS

Osmani: Gjenocidi në Srebrenicë nuk është dhimbje vetëm për boshnjakët, nuk ka paqe na rajon pa drejtësi për viktimat

19:03 | 10 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim përfaqësues të komunitetit boshnjak në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, të kryer nga regjimi serb.

Ajo ka thënë se te dy popujt bashkëndjejnë shkaku i një pjese të përbashkët të historisë, transmeton arbresh.info

“Kërkesa për drejtësi për Srebrenicën është e obligim i joni i shtet fqinj me Bosnje e Hercegovinën. Gjenocidi në Srebrenicë nuk është dhimbje vetëm për boshnjakët, por edhe për të gjithë njerëzit që mendojnë racionalisht”, është shprehur kryetarja e Kuvendit.

Sipas saj, i gjithë rajoni nuk mund të ecë përpara nëse nuk ka drejtësi për viktimat.

Ndërkaq përfaqësuesi i komunitetit boshnjak, deputeti Rasim Demiri ka vlerësuar mbështetjen e kryetares Osmani ndaj këtij komuniteti.

Të dy palët u dakorduan që përkundër situatës jo të favorshme politike, miqësia ndërmjet të dy shteteve duhet të kultivohet.​/arbresh.info/

Të ngjashme