Pezullohet nga puna sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë

17:12 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëhet e ditur se ka pezulluar nga puna sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Naim Bardiqi.

Këtë e konfirmojnë burime të afërta të portalit arbresh.info në MSH.

Mësohet se arsyet e pezullimit të Bardiqit do të bëhen të ditura më vonë.

Por që ky shkarkim po bëhet në vazhdën e kërkimit të përgjegjësisë nga ministri për situatën e krijuar në vend me Covid-19.

Gjithashtu priten edhe shkarkime të tjera.

Naim Bardiqi ka marrë detyrën e sekretarit të përgjithshëm në kohën kur Uran Ismajli ishte ministër i shëndetësisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme