336 pacientë shërohen nga koronavirusi brenda një dite në Maqedoni

16:44 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Numër rekord i personave të shëruar nga COVID-19, brenda një dite në Maqedoninë e Veriut.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit coronavirusin e kanë mposhtur 336 persona, shumica e të cilëve janë nga Shkupi (113).

Më pas në Kumanovë-28, Dibër-8, Shtip-15, Prilep-1, Tetovë-40, Strugë-52, Veles-1, Ohër-57, Kavadar-1, Gostivar-8, Kriva Pallankë-4, Koçani-1, Probishtip-1, Vallandovë-2 dhe Resnjë-4.

Me rastet e sotme të të shëruarve, numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur coronavirusin shkon në 3960.

Nga ana tjetër janë regjistruar edhe 368 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 7777, ndërsa raste aktive janë 3449./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme